Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KMDNLj reagon ndaj Speciales: Dënojmë fuqishëm shkeljet që po ua bënë pengjeve të Hagës

Gazeta10
20 November 2023 - 14:09

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pasi Gjykata Speciale gjatë fundjavës ka ndaluar këtë të shtunë dhe të diel telefonatat dhe komunikimet përmes video-lidhjes (platformës zoom) mes të paraburgosurve dhe familjarëve të tyre.

Në reagimin e bërë nga KMLDNJ, thuhet se kufizimet janë bërë pa ndonjë paralajmërim,

Po ashtu KMDLNj thotë se “në të njëjtën kohë kryetarja e Gjykatës Speciale Raciste, Ekaterina Trandafilova paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën dhe do të ketë një takim “informues“ me shoqërinë civile ndërsa nuk tregoi nëse do të ketë ndonjë takim me politikanët, ndryshe që këtë mund ta bëjë edhe pa e informuar publikun”.

“KMDLNj –ë fuqishëm dënon shkeljet që Gjykata Speciale Raciste po ua bënë pengjeve të Hagës, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë sikur edhe heshtjen e institucioneve të Kosovës që, me dashje apo pa dashje janë vënë në krahë të kësaj Gjykate. Vizita e Ekaterina Trandafilovës në Kosovë për KMDLNj –ë është e papranueshme, e neveritshme dhe në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale dhe si e tillë duhet të bojkotohet dhe kundërshtohet”, thuhet në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.