
Shqipëria do ta zhvillojë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Ekipi i Sylvinho do të përballet me Ishujt Faroe me fillim nga ora 20:45, ndërsa pas takimit do ta festojë kualifikimin.
Pjesë e këtij suksesi të Shqipërisë është edhe Arbnor Muja, ekipi i të cilit nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale, i ka uruar mitrovicasit ta shijojë festën, por edhe të mos harrojë se të premten e pret angazhimi me Royal Antwerp kundër St. Truiden në kampionatin belg.
