Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Aliu e çon në Komision Disiplinor Nexhat Krasniqin, të sanksionuarin e ShBA-ve

Gazeta10
21 November 2023 - 18:57

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se dje kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë kërkesën për marrjen e masave disiplinore për Nexhat Krasniqin, i sanksionuar nga SHBA.

“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Aliu.

Ai e ka publikuar edhe vendimin.

Krasniqi është sanksionuar nga SHBA pasi, siç kanë njoftuar ata, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet.

Nexhat Krasniqi, pas sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ishte pezulluar nga detyra e udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Por, Krasniqi ishte emëruar përkohësisht si drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore në të njëjtën ministri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.