Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Gebels i Millosheviqit”- Gashi: Vuçiqi me mendësi të Millosheviqit

Gazeta10
21 November 2023 - 21:10

Në emisionin “Politiko” që transmetohet në Kanal 10, po debatohet lidhur me alarmet politike dhe kërcënimet që po i bënë Serbia me bazat ushtarake në afërsi të Kosovës.

Komentatori politik, Blerim Gashi ka thënë se blerja e armatimit nga Serbia nga vendet e Lindjes vërteton mendësinë e Millosheviqit nga ana e Vuçiqit.

“Serbia është këtu dhe jo vetëm tani me mendësinë e Millosheviqit, me Vuçiqin i cili i ka bartë birra Sheshlit dhe tash e ka marrë edhe në koalicion edhe ka qenë Gebels i Milosheviqit në pjesën e informacionit”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, alarmi i Kosovës për armatimin që po e blenë Serbia është pjesë e organizimit të mbrojtjes.

“Blerja e armatimit të Serbisë nga Kina e Rusia është e vërtetuar, prandaj nuk është që po bëhet panik pa arsye… Kjo është formë e oranzimit të mbrojtes nga një sulm potencial”, ka thënë Gashi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.