Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kurti pas humbjes së Kosovës: Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte

Gazeta10
21 November 2023 - 23:51

Kosova sonte pësoi minimalisht 0:1 nga Bjellorusia në Prishtinë dhe i mbyll kualifikimet në vendin e parafundit në grupin I.

Pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Kosova mundet më shumë se kaq dhe beson për rezultate më të mira në të ardhmen.

“Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte. Andaj jemi me shpresë e besim për të ardhmen. Kurse mbështetjen do ta keni gjithmonë, pa kushte”, shkroi i pari i qeverisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.