Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratohet projektligji për shpronësim të pronës së paluajtshme dhe tri vendime për pronat me interes publik

Gazeta10
22 November 2023 - 11:53

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Shpronësim të Pronës së Paluajtshme.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ky projektligj është hartuar sipas standardeve evropiane.

“Për përgatitjen e këtij projektligji janë konsultuar ekspertë, shoqërisë civile… dhe është konstatuar se në ligjin ekzistues ka shumë mangësi, prandaj ka qenë i domosdoshëm hartimi i të riut ku janë përfshirë edhe institucione nga Kosova dhe përfaqësues të OSBE-së”, është shprehur Murati.

Më tej janë miratuar edhe tri vendime për shpronësim të pronave me interes publik. Njëra është ajo për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq, ajo për parkun arkeologjik “Ulpiana” dhe për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, segmenti Struzhë – kyçje në autostradën “Ibrahim Rugova”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.