Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi i ashpër me Qeverinë Kurti: Ua pagoi serbëve 113 milionë euro rrymë, bënte filma me targat

Gazeta10
22 November 2023 - 13:27

Profesori universitar në pension, Milazim Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka komentuar pagesën për rrymë të serbëve të veriut të Kosovës.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka paguar 113 milionë euro për rrymën e shpenzuar nga serbët, e në anën tjetër bënte filma me targat.

“Qeveria Kurti i ka paguar 113 milionë euro (nga taksat tona) për rrymën e shpenzuar nga serbët në veri, ndërsa bënte filma me targat, demek nuk ua lë targat e vjetra. More, detyroji ta paguajnë energjinë që e shpenzojnë e hiqu filmave ne targa! Targat presin, siç edhe po presin. E pakta, ato nuk po na i zhvatin milionat”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.