Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Federata e Futbollit të Kosovës ndërpren bashkëpunimin me Primoz Glihan

Gazeta10
22 November 2023 - 15:37

Primoz Gliha nuk do të jetë më në krye të kombëtares së Kosovës.

Selektori Slloven erdhi në krye të “Dardanëve” gjatë muajit qershor si trajner i përkohshëm deri në përmbyllje të ciklit kualifikues për EURO 2024.

Kosova të martën mbrëma e përmbylli kampanjën kualifikuese për kampionatin europian me humbje nga Bjellorusia në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Federata e Futbollit të Kosovës të mërkurën ka dalë me një komunikatë zyrtare ku ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Glihan, teksa e ka falenderuar atë për punën e bërë gjatë këtyre muajve.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha. FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse. Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar.”

Përzgjedhësi slloven ishte në krye të Kosovës për gjashtë ndeshje në këto kualifikime, prej të cilave arriti dy fitore, dy barazime dhe dy disfata.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.