Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grabitja me kallashnikov në Suharekë, reagon kryetari Bali Muharremaj

Gazeta10
22 November 2023 - 17:37

Një plaçkitje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku cak ka qenë një argjentari në qytetin e kësaj komune.

Lajmin për Gazeta 10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

E lidhur me këtë ka reaguar dhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili ka apeluar për ruajtje të qetësisë.  Ndërsa ka uruar që raste të tilla të mos përsëritën në të ardhmën.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit.  Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar.  Uroj që ky rast të mos përsëritet kurrë në të ardhmen ”, ka shkruar Muharremaj në Facebook. /Gazeta10/

Reagimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.