
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.
Përmes një njoftimi nga Presidenca, u theksuar se Presidentja Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të fuqizuar prezencën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar më parë se dialogu mbetet pika kryesore që Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë, dhe se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet të