Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrihet marrëveshja, Italia do t’i ekstradojë shtetasit e vet drejt Kosovës

Gazeta10
23 November 2023 - 8:45

Është finalizuar plotësimndryshimi i Traktatit për Ekstradim mes Kosovës dhe Italisë.

Në bazë të kësaj, shteti italian do të bëhet shteti i parë në Evropë që obligohet t’i ekstradojë shtetasit e vet drejt Kosovës, në rast të kryerjes së ndonjë vepre penale të ndëshkueshme me legjislacionin në fuqi.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu.

“Kjo marrëveshje bilatelare ka ardhur si pasojë e besimit të shtetit italian ndaj kushteve dhe trajtimit adekuat që ofron Shërbimi Korrektues i Kosovës për të gjithë të burgosurit pa dallim”, tha Sallahu.

“Falënderuam ambasadorin italian dhe ekipin e tij negociues për angazhimin dhe përkushtimin si dhe ndihmën e pakursyer në raport me Republikën e Kosovës, me fokus të veçant në luftimin e krimit dhe korrupsionit”, deklaroi ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.