
Një lajm të mirë për qytetarët e Komunës së Prishtinës e ka dhënë sot Përparim Rama.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kryeqyteti tashmë është bërë me aplikacion të raportimit të problemeve, raporton gazeta10.
“Fjala juaj ka fuqi të madhe në Kryeqytet, dhe këtë më së miri mund ta ndani përmes Aplikacionit të ri të cilin e kemi krijuar për të përmirësuar përmes juve infrastrukturën e Prishtinës”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë i Ramës:
Fjala juaj ka fuqi të madhe në Kryeqytet, dhe këtë më së miri mund ta ndani përmes Aplikacionit të ri të cilin e kemi krijuar për të përmirësuar përmes juve infrastrukturën e Prishtinës.
🏡🛣️Ky inovacion do të bëjë ndryshime thelbësore në jetën tonë komunale.
📲Përmes këtij Apliakcioni ju mund të:
🛣️💡🌳🔨Raportoni çdo problem në rrugë, ndriçim, dëmtim të hapësirës publike dhe shumë të tjera.
Kemi nevojë për bashkëpunimin tuaj! /Gazeta10/
