Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana sekuestrohen një sasi e konsiderueshme e paisjeve kirurgjike

Gazeta10
23 November 2023 - 16:34

Gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar tek Dheu i Bardhë është kapur një sasi të konsiderueshme të pajisjeve kirurgjike.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Gjatë kontrollës së detajuar, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike, e cila, përpos qëllimit të kontrabandimit, po transportoheshin në kushte jo të përshtatshme dhe jo sterile, duke shkelur rregullat dhe standardet e kërkuara për mallrat e këtij lloji”.

Tutje thuhet se mallrat e gjetura janë sekuestruar.

“Mallrat e gjetura janë sekuestruar menjëherë dhe është nisur procedura kundërvajtëse ndaj palës së përfshirë”, thuhet në njoftimin e doganës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.