Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OVL e UÇK-së përkrah protestën e PSD-së kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë

Gazeta10
23 November 2023 - 17:20

OVL e UÇK-së ka konfirmuar që do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate më 29 nëntor, për të kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se Trendafilova do duhej të bënte diçka “rreth shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të burgosurve”, sesa sipas tij, të vjen në Kosovë.

“Kryetarja e DhSK-së, sa vjen në Kosovë, do të duhej që të bëj diçka rreth shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të paraburgosurve, siç ka ndodhur edhe kohëve të fundit që ata u janë nënshtruar disa kufizimeve, e më e rënda prej tyre ishte komunikimi dhe ndërprerja e vizitave me familjarët dhe personat tjerë. Prandaj, edhe për shumë arsye të tjera, mbështesim dhe marrim pjesë në protestën e organizuar nga PSD më datën 29.11.2023, për të kundërshtuar vizitën e znj. Ekaterina Trendafilova”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.