Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryediplomatja belge për takimet në Kosovë: Kërkova de-përshkallëzim e ripërtrirje të angazhimit në dialog

Gazeta10
25 November 2023 - 12:23

Shefja e diplomacisë belge, Hadja Lahbib, ka shkruar në profilin e saj në platformën “X” për takimet që ka pasur në Kosovë me kryediplomaten Donika Gërvalla, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Lahbib ka thënë se sikurse në Serbi, edhe përgjatë takimeve në Kosovë ka avokuar për de-përshkaëllëzim dhe për ripërtrirjen e angazhimit për procesin e dialogut në mes të dy shteteve e që drejtohet nga Bashkimi Evropian.

“Ngjashëm me përpjekjet e mia në Serbi, unë avokova për de-përshkallëzimin dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj Dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.