
Ka përfunduar pa fitues derbi i kësaj jave në Premier League.
Manchester City ka barazuar me Liverpool me rezultat 1:1 në “Etihad Stadium”.
Golin e parë e shënoi Erling Haaland, i cili është bërë lojtari që më së shpejti ka arritur 50 gola në Premier League.
Një pasim i gabuar nga Alisson, lejoi depërtimin r Haaland dhe zhbllokimin e rezultatit në minutën e 27-të.
Kur dukej se City do të rrëmbente një tjetër fitore Trent Alexander-Arndold u bë heroi i “The Reds”.
Goli i barazimit nga mbrojtësit anglez erdhi në minutën e 80-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas asistimit të egjiptianit Mohamed Salah.
Liverpool mendoi që kishte fituar, por gola e shënuar në minutën e 88-të u anulua.
Pas këtij barazimi, City e mban primatin në kampionat me 29 pikë, ndërsa Liverpooli zë pozitën e dytë me 28 pikë. /Gazeta10/