
Të martën shënohet 28 nëntori, dita e pavarësisë së Shqipërisë, festë kjo që shënohet nga mbarë kombi shqiptar.
Por historiani, Nexhmedin Spahiu, i cili është edhe përkrahës i idesë për kombin kosovarë, ka bërë një postim drejtuar televizioneve.
Ai ka kërkuar që të mos shfaqet filmi “Nëntori i dytë”, pasi siç ka thënë se është i sajuar mbi gënjeshtra të kohës enveriste dhe në kundërshtim të fakteve historike.
“Ishalla nuk çmenden serish televizionet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e me shfaqë për 28 Nëntor filmin “Nëntori i dytë”. Propagandë enveriste në dekadën e tretë të shekullit 21 i sajuar mbi gënjeshtra të paskrupullta në kundërshtim me faktet historike”, ka shkruar Spahiu. /Gazeta10/
