
Emisioni “Politiko” me Kushtrim Sadikun dhe me musafirë në studio sot i’u është përkushtuar festës së 28 nëntorit.
Publicisti Halil Matoshi për festën e 28 nëntorit e ka quajtur si një datë tragjike për të gjithë shqiptarët.
“Dita e 28 nëntorit është festa më e dashur e shqipëtarëve sepse është kujtesë është festë historike mbi të gjitha, por në aspektin e shtet ndërtimit na nuk kemi përfituar asgjë prej 28 nëntorit sepse është data ma tragjike pikërisht ai nëntor për shqiptarët që kanë mbetur në ish-jugusllavi”, ka thënë Matoshi.
Tutje ai ka thënë që është një përfitmi për vendi sepse u bënë një shtet por është edhe zhgënjyese për një numër të madhë të njerzëve sepse kanë mbetur larg vendit të tyre.