
“Nëse nuk do të ishte për Amerikën, familja ime do të kishte vdekur”, kështu fillon storja e Lirion Murtezit, djalit nga Kosova i cili luan për Navy Midshipemn.
Në murin e staduimit memorial të Navy-Marine, është i vendosur edhe emri i Kosovës – për të kujtuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-së në Evropën Lindore. E që për Murtezin, kjo luftë është jashtëzakonisht personale, transmeton Gazeta10.
Në një video storje rreth tre minutëshe, paraqitet rrugëtimi i futbollistit Liridon Murtezi tek Navy. Në këtë rrëfim, flasin edhe familjarët e tij, të cilët tregojnë për luftën e fundit në Kosovë, si dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Kosovës.
Murtezi teksa rrëfen se si vendosi të bëhej futbollist dhe pjesë e Navy Midshipemn, tregon emocionet që përjeton se sa herë kalon në staduim dhe e sheh emrin Kosovë.
“Duke parë atë shenjë sa herë që kalojmë nëpër atë stadium, dalim dhe ecim majtas, shoh Kosovën. Më jep një ndjenjë të madhe krenarie”, tha Liridoni.
Teksa, Agroni vëllau i tij, tha se është krenar me vëllaun, Lirioni duhet t’ia kthejë të mirat, vendit që ishte arsyeja që Kosova u lirua.
Rrëfimin e plotë të Murtezit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./Gazeta10