Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Raportohet se personi i vrarë sonte është gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit

Gazeta10
29 November 2023 - 22:24

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Sinjalin vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua, Siç merr vesh Sinjali, viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet brenda veturës.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.
Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” – njoftoi Policia.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një incidenti, ku familja Murseli është përballur me disa grabitës.

Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.