
Afër 1 milion euro institucionet e Kosovës do të shpenzojnë për letër të fotokopjes.
Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), ka lidhur dy kontrata të ndara për furnizim me letër të fotokopjes.
Kontrata e parë është lidhur për nivelin qendrorë dhe peshon hiq më pak se 552 mijë e 750 euro dhe kjo kontratë ka hyrë në fuqi nga data 28 shtator e këtij viti me kohëzgjatje një vjeçare, raporton Gazeta10.

Ndërkaq, kontrata e dytë është lidhur për nivelin lokal në vlerë prej 418 mijë e 650 euro, por kjo kontratë do të fillojë së zbatuari nga data 10 janar 2024 me kohëzgjatje 1 vjeçare.

Buxheti i shtetit i bie që në total të shpenzojë plotë 971 400 euro për furnizim me letër të fotokopjes. /GAZETA10/