
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar “tram dhe autobusë elektrikë” në kryeqytet. Duke theksuar se sot janë përkrahur operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 Tram. Mirëpo, ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, thotë se Komuna e Prishtinës, nuk ka ndjekur “asnjë procedurë që e obligon Ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nëshkruar në lidhje me këtë çështje, ajo është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko Privat”, shprehet ai.
Sipas Muratit, “organet e rendit do duhej të vepronin sa më parë në lidhje me këtë rast në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i parasë publike”.
Reagimi i tij i plotë: