
Deputeti i VV-së, Armend Muja gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ambasadori i BE-së në Kosovë është shprehur se Raporti i fundit për Kosovën i Komsionit Evropian ka qenë më i miri ndonjëherë, shkruan reporteri.
“Në bazë të matjeve, Raporti i Progresit për vitin 2022 vlerësohet vërtetë më i miri ndonjëherë që ju ka dhënë Kosovës. Mundemi edhe mu mbështet edhe në fjalët e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë. Ai vet javën e kalume tha që përnime është më i miri që nga koha kur BE është në Kosovë”, tha Muja.
“Kur ka ardhur Kryeministri Kurti, që ka bërë betimin këtu, i ka gjetur 346 mijë të punësuar të regjistruar në ATK, dhe 758 mijë jo aktiv, deri në muajin e kaluar, shtator 203, 411 mijë”, kjo është statistike e fundit”, tha ai.
“Sa i përket rrogave, në vitin 2011 rroga mesatare 337 euro, 10 vjet ka mrri në 380 euro në vitin 2020, krejt rrita ka qenë 43 euro, kurse në vitin 2022 nga 380 euro në 473 euro, pra për dy vjet rroga mesatare është rritur në 93 euro”
Por, ndaj deklaratës së Mujës, reagoi shefi i Grupit Paralmentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se ambsadori i BE-së në Kosovë nuk e ka thënë një deklaratë të tillë, derisa e quajti gënjeshtër.
Tahiri tha se është e turpshme të gënjesh në emër të BE-së në Kuvendin e Kosovës.
Tutje ai tha se përkundrazi është rritur varfëria, derisa shtoi se 20% e qytetarëve jetojnë me 1.45 euro në ditë, ndërsa Kryeministri me 70 euro në ditë nga buxheti i shtetit.
“Në mesin e shumë të pavërtetave ishte edhe deklarata e tij në emër të ambasadorit të BE-së ku tha edhe vetë ambasadori tha e ka qujt si raporti më i miri. Unë përbesë, me dalë prej Kuvendit të Kosovës kjo gënjeshtër e tillë është marre. Është marre e madh, mos na bëni kaq jo serioz. Nuk mujm me rrejt qishtu. Ska pas asnjë deklaratë të tillë ambasadori i BE-së për Kosovën. Mos rreni kështu. Është marre me rrejt në emër të BE-së. E keni bërë këtë vend kaq jo serioz, është e pabesueshme. Është rritë pragu i varfërisë, rreth 20 % të qytetarëve jetojnë me 1.45 euro në ditë, ndërsa deputeti dhe kryeministri me 70 euro në ditë nga buxheti, kjo është Kosova jonë. E me ardhë me një propagandë të tillë është marre”, tha Tahiri.