
Bashkëkryesuesi i partisë Guxo, njëherësh ministër i Bujqësisë, Faton Peci në Politiko ka komentuar fotografinë e shkrepur bashkë me presidentën, Vjosa Osmani dhe me bashkëkryesuesën tjetër, Donika Gërvalla.
Peci tha se ajo fotografi është bërë të martën (dje), dhe të pishë kafe me miqë, nuk është shklje kushtetuese, shkruan Gazeta10.
“Sa i përket fotografisë në kafe, ne jemi miq në fund të fundit. Fotografia është bërë dje në një kafeteri të Prishtinës. Dhe përderisa Presidentja për shkak të Kushtetutës e ka të pamundur me ushtru ndonjë funksion partiak, ajo nuk është shkelje Kushtetuese në rast që me miqtë e saj pinë kafe. Nuk besoj që kemi bërë shkelje Kushtetuese me pi kafe”, shtoi Peci në Politiko. /Gazeta10