Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dështon mbledhja e Kryesisë, më 14 dhjetor seanca për buxhetin – më 15 raportimi vjetor i Osmanit

Gazeta10
01 December 2023 - 12:27

Ka dështuar të mbahet sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje, nuk ka pasur kuorum as për të marrë disa vendime, shkruan reporteri.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se u diskutua që seanca për buxhetin të mbahet më 14 dhjetor dhe më 15 dhjetor raportimi vjetor i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk do të marrë mbështetje buxheti në këto rrethana, nuk përkon me kërkesat që kemi ne si opozitë”, tha Tahiri.

Edhe Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, kërkoi që Qeveria të reflektojë karshi kërkesave të kategorive të ndryshme – veteranëve, policëve, zjarrfikësve.

Kur të votohet buxheti pas dy javësh, sipas Tahirit, këto kërkesa duhet të përmbushen

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.