Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci jep detaje për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në bujqësi

Gazeta10
01 December 2023 - 14:35

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në Kuvend ka folur për mënyrën e kompensimin e dëmeve në bujqësi të shkaktuar nga vërshimeve, raporton Gazeta10.

Ai ka sqaruar se tash vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve do të bëhet nga një Komision në kuadër të Ministrisë së Brendshme. Peci më tej ka shtuar se në vitin 2021 janë ndarë 1 milion e 688 mijë euro, në vitin 2022, 2.8 milionë për dëmet në bujqësi

Përderisa për këtë vit tha se kanë mbetur borxh 1.2 milion euro për shkak të gabimeve të komunave.

“Me të drejtë shprehët shqetësimet tuaja për vetishmet me 23 janar të vitit 2023 ku komuna kanë pësuar dëme. Besoj që jeni të njoftuar Komisioni Qendror është organi kryesor për vlerësimin e të gjitha dëmeve. Komisioni që do të bënë këtë vlerësim funksion në kuadër të MPB-së”.

“Në vitin 2021 janë ndarë 1 milion e 688 mijë euro, në vitin 2022, 2.8 milionë për dëmet në bujqësi, në vitin 2023 kemi mbetur borxh 1.2 milion euro për shkak të gabimeve të komunave. Tash e tutja do të kompensohen nga Sekretariati e Qeveria”.

Këto komente ai i bëri pas u pyet nga deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, lidhur me kompensimet në komunën e Mitrovicës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.