
Sot ka nisur xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll, me dy ndeshjet që u luajtën në Prizren e Podujevë.
Në Prizren, Gjilani udhëtoi për ta sfiduar Lirinë, e cila po kalon në formë jo të mirë, duke mos arritur fitore për të paktën tre muaj.
Gjilanasit triumfuan bindshëm me shifrat 4-0, duke shënuar fitoren më të thellë këtë edicion në Superligë.
Serinë e golavë për Gjilanin e hapi sulmuesi kroat, Edi Basa nga penaltia në minutën e 23-të.
Dy minuta më vonë, Melos Zenunaj i Lirisë u përjashtua me karton të kuq.
Pas një minuti shënoi Elvedin Heric, gjersa golin e tij të dytë në ndeshje e gjeti pas gjysmë ore lojë.
Golin për epilogun e takimit e shënoi Elton Cale në minutën e 85-të, për t’u përkujdesur për fitoren e Gjilanit pas dy ndeshjeve pa triumf.
Me këtë fitore, Gjilani tashmë pozicionohet në pozitën e shtatë në tabelë me 15 pikë të tubuara, gjersa ka edhe një ndeshje të pazhvilluar ndaj Ballkanit.
Ndërkohë, Liria gjen veten në pozitën e fundit në renditje me vetëm 9 pikë të grumbulluara.