
E diela nisi me akuza mes dy zyrtarëve të klubeve të Superligës.
Në një postim në “Facebook” nga Kampionët – Kanal10, rreth ndeshjes së sotmes mes Dritës dhe Llapit, ra në sy një komentim nga zv.presidenti i Ballkanit, Bali Kabashi.
Kabashi, akuzoi duke thënë se rezultati i kësaj ndeshje është i paracaktuar.
“Dihet kush e fiton, lojë e shitur”, shkroi ai.
Por ky koment mori një reagim nga zv.presidenti i Llapit, Amrush Batatina i cili ia ktheu me “A të kujtohen kur i shitshe ti i nderum”, në të njëjtin postim.
Ky shkëmbim akuzash publike mes figurave të larta të klubeve të Superligës konsiderohet i paprecedentë në historinë e futbollit kosovar.
Drita, luan ndeshjen ndaj Llapit sot në orën 15:00.