Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Llapi befasohet në shtëpi nga Malisheva, vendos goli i Agon Xhakës

Gazeta10
02 December 2023 - 15:22

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 16-të në elitën e futbollit kosovar me lokacion në Prizren e Podujevë.

Në Prizren fitoi Gjilani ndaj Lirisë, gjersa edhe në Podujevë triumfuan mysafirët.

Malisheva doli fituese nga kjo përballje ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultat minimal.

Goli i Agon Xhakës në minutën e 6-të të ndeshjes e vendosi takimin, kështu Malisheva vazhdon ende të jetë në pjesën e lartë të tabelës.

Me këtë fitore, të besuarit e Qëndrim Kidës pozicionohen të 4-tit në tabelë me 23 pikë.

5 pikë më shumë ka Llapi në vendin e dytë, me këtë vend që i rrezikohet nga Drita, e cila me fitore ndaj ‘Niklit nesër zë pozitën e dytë në tabelë.

Tabelës i prin Ballkani me 35 pikë të tubuara në 13 ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.