Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

111-vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, Haradinaj: Sot shkëlqejnë si pjesë e NATO-s në mbrojtje të paqes nëpër botë

Gazeta10
04 December 2023 - 15:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare si pjesë e NATO-s.


Haradinaj me rastin e 111-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, ka thënë se kujtojmë me respektin e madh atdhetarët që kontribuan në krijimin e saj.

“Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Urime Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare!

Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare
me krenari vazhdojmë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme, të cilët si pjesë e NATO-s shkëlqejnë në misione të ndryshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në botë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.