Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Gani Gërmia debaton me Bucin: Ti je një 40-vjeçar i shfrenuar

Gazeta10
04 December 2023 - 16:03

Një debat tjetër ka ndodhur në mes të dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 2, Bucit dhe Gani Gërmisë.

Teksa ndodheshin në dhomë e gjumit, Buci iu drejtua Gani Gërmisë duke i thënë ‘vogëlush’.

Ndërkohë, edhe Gania ka vazhduar ofendimet ndaj Bucit, duke ia rikujtuar rastin me Santianën, teksa tha se ai po tradhton në format më të këqija.

“Vogëlushi është i dëshmuar, nuk ka ardhur këtu të dëshmohet, ti në moshën 40-vjeçare je duke tradhtuar në format më të këqija, ku është sensi i jetës, kuptimi i lojës, çka don me iu tregu shqiptarëve, 40-vjeçari i shfrenuar”, është shprehur Gani Gërmia.

Ndërkohë, kujtojmë që në një tjetër diskutim të përbashkët, Buci u shpreh i bindur se do të jetë fitues i BBVK2.

Madje ai i tha Gani Gërmisë se mund të vë bast me të deri në 10 mijë euro se formatin e ka të fituar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.