Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E kam takuar Naimin atë qen… ishte një super mashtrues”-  Milaim Zeka shpërthen në lot

Gazeta10
05 December 2023 - 9:32

Gazetari Milaim Zeka, në detajet për vrasjen e Liridona Ahmetajt nga burri i saj Naim Murseli tha se ky i fundit ishte këshilltar i Behgjet Pacollit, dhe se e përdori për t’i marrë lekë, duke i kryer punë të pista.

Milaimi tregon se Musreli e ka gënjyer Pacollin, duke i kërkuar lekë, ndërsa Liridona arriti të bëhej e pavarur ekonomikisht, ku po ashtu tregoi se katër vite më parë ka kërkuar divorc në një gjykatë në Suedi.

“Naim Murseli ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit. Naimi e ka gënjyer Behgjet Pacollin duke thënë se donte lek për t’u operuar në Suedi, si shtetas suedez që ishte, ndërkohë që në Suedi e ke shëndetësinë falas. Liridona u shkollua, u bë një femër e zonja, hapi një kompani të pastrimit dhe u bë e pavarur ekonomikisht. Në 2019, Liridona ka paraqitur një kërkesë për shkurorëzim me Naimin në Suedi. Është kërkesë zyrtare, gjykata ta kthen për t’u rimenduar, dhe nuk e kemi këtë shkresë”, tha gazetari.

Zeka tha se Niami nuk e ka deklaruar pasurinë e tij, ndërsa sipas tij i ka fituar në të zezë pasi ka blerë një vilë mijëra euro dhe se ka edhe një restorant në Suedi.

“Naimi ka qenë i papunë, në deklarimin e tij zyrtar për pasurinë ka deklaruar 0 lekë, vetëm një rrogë 15 euro në vit në Suedi që është baras me 0 lekë. Ai ka blerë vilë dhe ka pasur edhe restorant të Suedi me emrin e tij. Policia suedeze po merret me kërkimin se nga ka ardhur kjo pasuri. Ka mashtruar plot kompani”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu gjatë kësaj bisede ka shpërthyer në lotë për situatën e ndodhur dhe ai ka treguar se ka takuar Naimin poashtu ai është shprehur i nervozuar duke e quajtur me epitetin “qen”.

“E para ngjarje shumë e rëndë edhe e dyta ne e kemi njoftë përsonalisht Liridonë e për fat të keq edhe bashkëshortin e saj, kur u takum unë nuk e duroja edhe e kam  nj intuide të tmerrshme  e kam njëfarë nuhatje të qenit dhe kur nuk e duroj dikon smuj me nejt. Jemi taku njëherë në një hotel  edhe i thashë gruasë së tij që nuk po muj ta duroj. Ajo ishtë një grua e mrekullueshme”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka tregur se para vorrimt të Liridonës ka pas informacion që Naimi ishte organizue i krimit dhe se për mosprishjen e vorrimit policia ka pritur momentin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.