
RB Leipzig ka gjetur trajnerin e ri, pas shkarkimit te Domenico Tedescos, shkruan Gazeta10.
Klubin gjerman ka vënë në krye të shtabit teknik, trajnerin, Marco Rose.
Rose ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin, që e mban atë në “Red Bull Arena” deri në vitin 2024.
Marco Rose vjen te Leipzigu pas një aventure që kishte te skuadra tjetër gjermane, Borussia Dortmund, ku ishte shkarkuar në maj të këtij viti.
Trajneri gjerman ishte në krye të Dortmundit për 46 ndeshje, prej të cilave kishte arritur 26 fitore, katër barazime dhe 15 humbje.
Përveç Dortmundit, Rose ka përvojë edhe me ekipin tjetër të elitës së futbollit gjerman, Borussia Monchengladbach si dhe me ekipin austriak RB Salzburg.
Ndeshjen hapëse si trajner i Leipzigut, Rose do ta ketë pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Dortmundit. /Gazeta10/