Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rukiqi i LDK-së e quan kryemashtrues Kurtin: Qytetarët nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për vende pune

Gazeta10
06 December 2023 - 11:32

Anëtari më i ri i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të ndihmuar familjet në asistencë sociale.

 Ai në një postim në “Facebook”, Qeverinë Kurti e ka quajtur organizatë joqeveritare.

Postimi i plotë:

“Organizata Joqeveritare “Qeveria Kurti”

Kryemashtruesi, nën presion nga skandalet, me dështime në çdo fushe që i prek qytetaret e vendit dhe nën sanksione, i kthehet edhe njeherë kartës të popullizmit.

E ka shëndrruar qeverisjen në nivelin e një organizate që shpërndan ndihma.

Duhet të ja rikujtojmë prapë, që me ndihma nuk ka zhvillim e as punësim. Mbi 26,000, është numri i qytetareve, që i janë shtuar listës të të varfërve, ne dy vite të qeverisjes të Lëvizjes Vetëvendosje.

Qytetarët nuk kanë nevojë për lemoshë. Kanë nevoje për vende pune, si dhe jetë të përballueshme dhe të dinjitetshme”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.