Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

UEFA hap procedurë ligjore ndaj Juventusit për thirrje raciste

Gazeta10
08 September 2022 - 11:13

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA, ka hapur procedurë ligjore ndaj Juventusit, pasi tifozët e kësaj skuadrë kanë bërë thirrje raciste në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta10.

“Zonja e Vjetër” bëhet ekipi i fundit që hyn nën hetime për racizëm nga UEFA.

“Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores disiplinore të UEFA-s, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është caktuar për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me akuzat për sjellje diskriminuese nga tifozët e Juventusit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve UEFA 2022/23 mes Parisit. Saint-Germain dhe Juventus luajtën më 6 shtator në Francë.” thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ndeshja PSG – Juventus përfundoi në të mirë të parisienëve, të cilët triumfuan me rezultat 2-1.

UEFA është shumë strikte me rregullat ndaj racizmit dhe Juventusi pritet të dënohet nga këto thirrje. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.