Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama prezanton Pakon e Rezistencës Sociale, prek disa kategori sociale

Gazeta10
08 September 2022 - 11:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar pakon e re të rezistencës sociale, raporton Gazeta10.

Rama ka bërë të ditur të gjitha kategoritë e prekura nga kjo pako.

Tutje, Rama ka thënë se kjo pako garanton mbrojtjen e çmimit të energjisë të paprekur për familjarët dhe biznesin e vogël.

Këtu keni statusin e plotë:

“PAKETA E RE E REZISTENCËS SOCIALE për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor • Rrit me 10% mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë • Indekson me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikët • Rrit përsëri pagën minimale në 34 mijë lekë dhe sjell rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve • Shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për TVSH-në e naftës, konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe GARANTON MBROJTJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË të paprekur për familjarët dhe biznesin e vogël”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.