
Është konfirmuar edhe zyrtarisht aderimi i deputetës së partisë GUXO në LDK.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Sot, Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu bashkua deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili. Si politikane aktive e profesioniste e shquar, ardhja e saj në LDK është vlerë. Për këtë jemi të lumtur të gjithë” ka shkruar ai.