
Ka nisur dita e tretë e protestës në shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave, veçanërisht pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj.
Gazetarja e Kanal 10, Blerina Mustafa, e pranishme në shesh, ka intervistuar një nga protestuesit, i cili ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Xhelal Sveçla dhe ministres Donika Gërvalla, duke thënë se përgjegjësia duhet të shkojë deri te polici i fundit.
“Dorëheqje duhet me dhanë prej Sveçlës, Donika me radhë, deri te polici i fundit”, u shpreh protestuesi.
Ai foli edhe për masat e sigurisë dhe distancën që, sipas tij, policia kishte vendosur në rastin e Arlinda Zekajt.
“Po, 3-400 metra me t’i dhanë, e din çfarë pak o, kur e din që ki kundërshtar”, deklaroi ai, duke kritikuar masat e ndërmarra nga policia.