
Këngëtarja e njohur, Rita Ora ditë me parë i bëri një vizitë Kosovës, bashkë me bashkëshortin e saj, ku festoi ditëlindjen e saj dhe pati takime me krerë institucional.
Pas largimit nga Kosova, këngëtarja publikoi një video në rrjetet sociale, ku brenda videos përfshihet një hartë e vjetër e ballkanit ku Kosova nuk figuron si shtet por nën Serbi, raporton Gazeta10.
Pas kësaj huqje të radhës, këngëtarja shqiptare e ka fshirë postimin dhe videon përmes së cilës kishte paraqitur përvojat e saj gjatë qendrimit në Kosovë. /Gazeta10/