Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për Masakrën e Dubravës janë 88 të pandehur, vetëm një është në paraburgim

Gazeta10
08 December 2023 - 11:11

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Ilir Morina tha se lidhur me rastin e Masakrës në Burgun e Dubravës janë gjithsej 88 të pandehur, por vetëm njëri prej tyre është në paraburgim.

Brenda burgut të Dubravës ishin vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosën më shumë se 300 të tjerë. Kjo masakër zgjati disa ditë, përkatësisht nga 19 deri më 24 maj 1999, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Morina tregoi edhe urgjencat e procedimit të çështjes ndaj të arrestuarit që po mbahet në paraburgim.

“Siç  e dini është sfidë të kryhet një hetim për krime lufte, aq më tepër një masakër si e Dubravës për dy vjet, por këto i kemi mundësitë ligjore…është sfida e dytë, është paraburgimi. Në ligj paraburgimi është 12 muaj, tani edhe ky 2-vjetëshi shkurtohet afati i hetimit për 1 vit”, tha Morina.

Morina tha se për të pandehurit e tjerë janë duke vazhduar hetimet dhe se për Masakrën e Dubravës nuk do të përfundohet vetëm me një aktakuzë.

“Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, domethënë Masakra e Dubravës nuk përfundon me këtë aktakuzë. Ne jemi duke vazhduar hetimet, jemi duke i mbledhur provat dhe në momentin që do të  jemi gati, në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve të tjerë”, tha Morina gjatë konference për media të PSRK-së lidhur me rastet e krimeve të luftës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.