Është gjetur pa shenja jete një femër dje në një ordinancë private në Viti. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është cilësuar ‘hetim i vdekjes’.
“Viti / 09.12.2023, 10:05. Është raportuar se në një ordinancë private është një trup i pa jetë i viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuthet në raportin e policis.