Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Në margjinat e Kongresit biseduam për procesin e dialogut dhe përkushtimin e Kosovës drejt BE-së

Gazeta10
11 Dhjetor 2023 - 12:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për vizitat që po i realizon gjatë takimit në Berlin. Ka folur edhe për atë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

“Në vizitën e radhës zyrtare në Berlin, së bashku me ministrin Çeku dhe nënkryetaren e dytë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mrika Limani Myrtaj, pata nderin të marr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së”, shkroi Kurti.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook tha se “në margjina të Kongresit, takimi me Kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet”. Këtë takim Kurti me Scholz e kanë zhvilluar para disa ditësh.

Fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat, shkruan tutje kryeministri Kurti, ishte fokus i bisedës dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.

“Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian. Nuk mund të mungonte dhe takimi me mërgatën, ku biseduam mbi një mori temash, i interesuar jo vetëm për t’i informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës”, përfundon Kurti.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.