Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hajrizi, MVP i xhiros së 12-të

Gazeta10
11 December 2023 - 15:30

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi e ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën ka njoftuar se Hajrizi është shpallur MVP i xhiros së fund pas paraqitjes së mirë që e pati ndaj Proton Cable Prizrenit.

Trepça e mposhti Prizrenin në Mitrovicë, ndërsa Hajrizi ishte ndër më të merituarit për këtë fitore.

Ai ndeshjen e mbylli me 23 pikë, 13 kërcime e 6 asistime duke e pasur indeksin e ndeshjes 41, më të lartin për xhiron e 12-të.

Po ashtu, Hajrizi ka zënë vend edhe në pesëshen e kësaj xhiroje, në të cilën janë përfshirë edhe katër lojtarë të skuadrave tjera.

Pjesë e pesëshes janë edhe Justin Davis i Pejës, Jalen Nesbitt i Yllit, si dhe Fisnik Rugova e Dardan Berisha të Sigal Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.