
Skuadra e Superligës së Turqisë, Basaksehir zyrtarisht i ka ofruar 2 milionë euro skuadrës së Slaven Belupos për shërbimet e sulmuesit Arbër Hoxha.
Palët janë duke negociuar për një marrëveshje, e cila mund të arrihet në ditët në vijim.
25-vjeçari ka kontratë me Slaven Belupon deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka 5 gola e 3 asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat.
Te Slaven Belupo janë të bindur se Hoxha mund të jetë shitja rekorde e tyre duke pasur parasysh interesimin e madh për shërbimet e tij.