Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Katër të lënduar në një aksident në Ferizaj, njëri dërgohet në QKUK

Gazeta10
13 December 2023 - 8:43

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Softaj të Ferizajit.

Lajmin e ka konfirmuar për teve1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa të tjerët janë liruar.

“Me datën 12.12.2023 rreth orës 22:30 në fshatin Softaj të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime Në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa vendore. Përveç dëmeve materiale në veturë, janë lënduar katër persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri nga të lënduarit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ndërsa të tjerët janë liruar”, ka deklaruar ai.

Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.