
Avokati i Hashim Thaçit, Georgy Kehoe, ka thënë se është e rëndësishme të dihet se nga vijnë dokumentacionet e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se nëse këto dokumentacione vijnë nga autoritetet serbe, atëherë kjo shtron pikëpytetje në disa aspekte.
“Është e rëndësishme për ne të kuptojmë prejardhjen, nga vijnë këto dokumente që po na ofroni, nga i gjetët sepse nëse janë marrë nga autoritetet serbe atëherë do të kishte pikëpyetje për shumë aspekte. Nuk e kemi këtë mundësi aktualisht”, ka thënë ai.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë në sallë por janë duke e përcjellur seancën ndaj tyre përmes video lidhjes, raporton Gazeta10.
Në këtë seancë pritet të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë, si dhe detaje të tjera.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime lufte. / Gazeta10