Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zëdhënësi i Qeverisë e pëlqen statusin ironik të deputetit Abrashi ku Kurti quhej “BABAdimër”

Gazeta10
13 December 2023 - 17:07

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur të ndaj nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.

Kjo ka nxitur reagime të shumat, e me interesanti ka qenë ai i deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashit, raporton gazeta10.

Ai gjatë ditës e shpërndau një postim ironik , ku kryeministrin Albin Kurti e përshkruan si “BABAdimër”.

“E ka lshu dorën BABAdimëri”, ka qenë përshkrimi që Abrashi i ka bërë kësaj fotografie, duke e ndërlidh me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të subvencionuar me nga 100 euro pensionistët dhe fëmijët.

Postimi i deputetit Abrashi është pëlqyer nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i cili ja ka bërë ‘like’ këtij postimi.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.