
Komentatori politik, Krenar Shala duke komentuar deklaratën e presidentes Osmani të thënë në Bruksel se Serbia është duke përgatitur sulm ndaj Kosovës, ka thënë se një deklaratë e tillë ka për qëllim ta bëjë situatën sa ma alarmante.
Sipas Shalës, me këtë veprim presidentja Osmani ka për qëllim që ta kritikojë bashkësinë ndërkombëtare se po rri symbyllur për rastin e Banjskës, raporton gazeta10.
“Kjo deklaratë ka për tendencë që t’ia hap sytë Bashkësisë Ndërkombëtare e cila nuk e ka trajtuar me seriozitet sulmin terrorist në Banjskë”, ka thënë Shala në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.
Ai ka kritikuar edhe Bashkësinë ndërkombëtare se nuk e i ka dhënë rëndësinë e duhur sulmit terrorist në Banjsëk dhe kjo sipas tij, mund të jetë shqetësimi që presidentja Osmani të këtë dal me një deklaratë tillë. /Gazeta10/