
Po vazhdojnë reagimet pas një deklarate të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi gjatë një interviste mbrëmë në RTK.
Analistja dhe aktivistja, Zana Avdiu ka komentuar deklaratën e tij i cili tha se “mirëqenia është relative”.
Sipas saj, kjo i bie “bëjmë hajgare me budallë”.
Ndërkohë, mbrëmë Bislimi ka shpejguar mënyrën se qysh qytetarët i kanë 2 miliardë euro më shumë.
“Mirëqenia është relative. Ti mundesh me qenë me pagë 3 mijë euro dhe mos me u ndi që ke mirëqenie ekonomike. Mundesh me pasë pagën 500 euro dhe me u ndi që nuk të mungon asgjë. Është bukur relative”, ka thënë ai.