Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërkesat ndaj Qeverisë, Sindikata e Policisë thotë se për këtë vit s’ka më protesta

Gazeta10
15 December 2023 - 16:53

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës është mbledhur sot, ku ka diskutuar lidhur me protestën e mbajtur më 9 dhjetor bashkë me Njësinë më Elitare të Policisë, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e sindikatës është lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndonjë protest tjetër të Policisë, shkaku që është fundi i vitit dhe për shkak të festave,

“Ndërsa për hapat tjerë, Këshilli Drejtues vendosi që në muajin Janar të vitit të ardhshëm të mbahet një takim i KD-së dhe të shikohet se në këtë periudhë kohore, nga protestat e deri në mbledhjen e ardhshme a do të realizohet ndonjë takim në drejtim të dialogut social. Arsyeja e kësaj periudhe kohore është për të dhënë hapësirë për dialog dhe pasi që është fundi i vitit si dhe për shkak të festave që pasojnë nuk mund të realizohet ndonjë aktivitet sindikal”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.